Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Juglindja mbetet e paralizuar, rruga që lidh Librazhdin me Prrenjasin dhe segmentin Qukës-Qafë Plloçë ende e bllokuar

Situata në aksin e rrugës kombëtare që lidh Librazhdin me Prrenjasin si dhe në segmentin Qukës-Qafë Plloçë, paraqitet ndër më të rëndat e viteve të fundit, pas fundosjes dhe zhvendosjes së tokës si edhe dëmtimit serioz të urës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës” në Dragostunjë. Prej mesditës së  shtunë, qarkullimi në këtë arterie jetike që lidh Tiranën me Juglindjen e vendit është ndaluar plotësisht për të gjitha llojet e automjeteve, për arsye sigurie. Situata është përkeqësuar edhe më tej mbrëmjen e djeshme, kur nga ora 22:00 nuk është lejuar të kalojnë as mjetet e emergjencës ,përfshirë automjetet e policisë, zjarrfikëset dhe ambulancat ,për shkak të rrezikut të lartë që paraqet segmenti i dëmtuar. Ura vazhdon të zhvendoset, 7 cm fundosje vetëm këtë mëngjes....