Juglindja e izoluar, drejtori i ARRSH: Reshjet dhe erozioni shkaktuan destabilizim
Rruga në zonën e Arrës së Gurrës, në Librazhd, nuk u hap as këtë të hënë siç ishte paralajmëruar. Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se segmenti ka pësuar dëmtime dhe fundosje, ndërsa edhe rruga provizore është prekur nga rrëshqitjet e dherave. Për pasojë, aksi mbetet i pakalueshëm. Situata ka krijuar probleme edhe në rrjetin energjetik. OST bëri me dije se rrezikohet një shtyllë e linjës 110 kV dhe për këtë arsye do të ndërhyhet për demontimin e saj. Gjatë punimeve do të ketë ndërprerje të energjisë në disa zona të Librazhdit. Nga terreni, drejtori i ARRSH-së, Ami Kozeli, tha se reshjet e shumta dhe erozioni i lumit kanë ndikuar në destabilizimin e zonës. “Situatë kritike. Ajo që ne shpresuam se ishte një plan rrëshqitjeje në 6...
Burimi:
argjiroja.net