Joseph: Rizgjedhja presidente e Osmanit në interes të Kosovës, e duhura për Administratën Trump
Profesori amerikan, Edward Joseph, beson se dalja nga ngërçi i ri politik në Kosovë është rizgjedhja e Vjosa Osmanit presidente. Ai tha se kjo është një “zgjedhje logjike” që Osmani të mbetet në pozicionin e presidentes dhe e lavdëroi atë për lidhjet me Administratën Trump.Joseph deklaroi se kjo është “një krizë artificiale, një krizë egoje dhe mungese lidershipi dhe nuk është në interes të Kosovës”. Siç u shpreh ai, është e qartë se Albin Kurti, si Kryeministër dhe udhëheqës i partisë me më shumë vende në parlament, ka një rol kyç në këtë situatë politike. Lidhur me marrëdhënien midis Kurtit dhe Osmanit, Joseph pohon se ato janë dinamike, por se tani është koha për të marrë parasysh “ekskluzivisht interesat e Kosovës”. “Çfarëdo keqkuptimesh, pakënaqësish apo...
Burimi:
ntv.al