Jo vetëm shqiptarët! Amnistia Penale prek 19 shtetas të huaj, 7 fitojnë lirinë menjëherë

Jo vetëm shqiptarët! Amnistia Penale prek 19 shtetas të huaj, 7 fitojnë lirinë menjëherë

Amnistia Penale është miratuar pak ditë më parë nga Qeveria dhe pritet të kalojë në Kuvend. Nga kjo nuk do të përfitojnë vetëm shtetasit shqiptar, por pritet të përfitojnë edhe 19 shtetas të huaj. Ata janë dënuar në vendin tonë, për vepra të ndryshme penale. Në Relacionin për projektligjin për dhënie amnistie, bëhet e ditur se 7 shtetas të huaj do të lirohen menjëherë nga qelitë pas amnistisë. Ndërsa 12 të tjerët, do të përfitojnë ulje të ndjeshme nga dënimi i mbetur. Por ata nuk do të lirohen menjëherë nga qelitë. Nga amistia penale pritet të përfitojnë mbi 20 mijë qytetarë, të dënuar apo në proces hetimi e gjykimi. Nga drafti i miratuar në Ekzekutiv, sipas ministrit të Drejtësisë, Lamallari pritet të lirohen 447 të burgosur, të...