Jeta luksoze e Hajdar Çopjas, dhe rrjeti i kokainës/ Ja çfarë zbuloi dëshmia e Erion Alibejt

Jeta luksoze e Hajdar Çopjas, dhe rrjeti i kokainës/ Ja çfarë zbuloi dëshmia e Erion Alibejt

Emisioni “Në Shënjestër” hedh dritë mbi rolin e Dubait si strehë për krimin e organizuar ndërkombëtar, ku përfshihen edhe figura të njohura shqiptare. Një prej tyre është Hajdar Çopja, 42 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për përfshirje në një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të kokainës. Dokumentari zbulon jetën luksoze që ai bën në Emiratet e Bashkuara, të reflektuar në makinat e shtrenjta, orët me vlerë të lartë dhe apartamentet milionëshe, të cilat ekspozohen hapur në rrjetet sociale. Po ashtu, theksohet se Dubai është kthyer në një “oaz” ku bashkëjetojnë edhe individë të kërkuar apo të përfshirë në aktivitete kriminale, shpesh për t’iu shmangur ekstradimit. Hetimet tregojnë se Hajdar Çopja, i njohur edhe me disa identitete të tjera, është pjesë e...