‘Jepini qetësues dhe mbajeni aty/ Ndoci shkoi 4 herë në WC, foli me ndihmësit nga dritarja
Vizita në spital e të paraburgosurit, Altin Ndoci, ishte planifikuar qysh në datën 13 Janar 2026, nga doktoresha e burgut të Durrësit Ylfete Sema. Vizita është kryer me qëllim ekzaminimin e tij shëndetësor nga një mjek kirurg, që shërben pranë spitalit rajonal të Durrësit, institucion ky që ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Mjekja e burgut që dha rekomandimin për konsultë, as nuk e kishte vizituar 38-vjeçarin, por ishte bazuar vetëm në fjalët e kryeinfermierit të IEVP-së, Aulon Çuku, i cili i kishte thënë se Altin Ndoci kishte probleme. Por pikërisht ditën e planifikimit të vizitës shëndetësore, ai është larguar nga ambientet e spitalit, duke mos u gjendur nga policia ende dhe sot. Sipas dosjes së prokurorisë së Durrësit, mjeku...
Burimi:
ntv.al