Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Jepet urdhëri/ Evakuohen rreth 500 persona në Sukth dhe Katund të Ri. Lumi i Erzenit del nga shtrati
Rreth 500 persona janë evakuuar nga zonat e përmbytura në Sukth e Katund të Ri, Durrës. Pak më herët u dha urdhri për evakuimin e banorëve të zonës pasi prurjet e larta sollën daljen nga shtrati të lumit Erzen, duke krijuar një situatë problematike në njësitë administrative Sukth dhe Katund i Ri. Në disa segmente, uji ka kaluar mbi argjinaturë, ndërsa në pika të tjera është konstatuar çarja e saj, duke vërshuar në rrugë e banesa dhe përmbytur zona të banuara dhe sipërfaqe të mëdha tokash bujqësore. Situata më kritike paraqitet në njësinë administrative Katund i Ri, konkretisht në fshatin Erzen, ku çarja e argjinaturës ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë për evakuimin e banorëve. Përmbytje janë evidentuar edhe në fshatrat Katund i Ri, Katund Sukth...