“Jeni ushtarë! Si mund të mbroni hajdute Ballukun?”/ Berisha-socialistëve: Do t’ju marrë Rama me vete

“Jeni ushtarë! Si mund të mbroni hajdute Ballukun?”/ Berisha-socialistëve: Do t’ju marrë Rama me vete

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit lëshoi akuza në drejtim të maxhorancës se po mbron me procedurë Belinda Ballukun, duke mos lejuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e saj nga SPAK. Berisha iu drejtua socialistëve se si mund të mbrojnë një hajdute! “Si mund të bëni ushtar të Lubi Ballukut? Si mund ta bëni këtë? Si mund ta mbroni ju vjedhësen, hajduten Balluku dhe Ramën? Cili nga shokët tuaj? Ju mbroni Ramën, por Rama do ju marrë me vete! Kaq.”, tha ai.