‘Je kufomë politike, kërko falje’/ Kryetarja e bashkisë së Vlorës i kthehet demokratit
Tensione dhe debate të ashpra në ditën e dytë të mbledhjes së Këshillit Bashkiak Vlorë Në ditën e dytë të mbledhjes së Këshilli Bashkiak Vlorë, e cila nuk u zhvillua një ditë më parë për mungesë kuorumi, diskutimet kanë vijuar me tone të ashpra dhe përplasje mes këshilltarëve. Debati më i fortë është regjistruar gjatë shqyrtimit të çështjes së “Vlora Invest”, ku përplasjet kanë ndodhur mes këshilltarëve demokratë dhe administratës së bashkisë. Në fjalën e tij, këshilltari i Partisë Demokratike, Atird Hoxha, ka akuzuar drejtuesit vendorë për abuzime, ndërsa ndërprerja e fjalës së tij nga kryetarja e Bashkisë, Brunilda Mersini, ka sjellë agravimin e situatës. Debati ka degraduar në përdorim të gjuhës fyese dhe akuza të ndërsjella. Hoxha iu drejtua kryetares me akuza të forta,...
Burimi:
ntv.al