Javë e “nxehtë” për politikën, sot rikthehet Kuvendi, opozita në bojkot e protesta, Kushtetuesja shqyrton pezullimin…
Me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që do të shqyrtojë kalendarin dhe programin e punës për 5 javët në vijim, deputetët do të rinisin punën sot. Zyrtarisht sesioni e ri parlamentar, i dyti i kësaj legjislature të XI, do t’i çelë punimet më seancën parlamentare të parashikuar pasdite në orën 17, edhe pse pak pas mesditës do të ketë një mbledhje të komisionit parlamentar të ashtuquajtur të reformave, që drejtohet nga Fatmir Xhafa. Sa i takon përplasjeve Kryeministri Rama ua bëri të qartë demokratëve se socialistët nuk do ta tolerojnë më atë që e quajti ‘pengmarrje’ të Kuvendit përmes procedurës dhe rrugaçërisë. Rama paralajmëroi ndryshim të rregullores, ndërsa edhe një herë kundërshtarëve politikë u tha se socialistët janë gati për dialog por nëse ky mungon...
Burimi:
sot.com.al