“Janë të gjitha vende të cilat thonë, prit se…”/ Procesi i integrimit, Tabaku sqaron shqetësimet serioze të…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se vendet anëtare të Bashkimi Evropian kanë shfaqur shqetësime serioze për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në lidhje me kapitullin e parë të negociatave. E ftuar në nje emision televiziv tha se në Bruksel ka pasur një interes të pazakontë për mbledhjen e formatit Coela, ku përfaqësuesit e vendeve anëtare kanë ngritur një numër të madh pyetjesh lidhur me situatën në Shqipëri. Sipas saj, më 25 shkurt, në të njëjtën ditë kur qeveria shqiptare ndërmori ndryshime në përbërje, në axhendën e Coela-s u prezantua raporti i parë ndërmjetëm IBAR për Shqipërinë. Ky raport lidhet me përmbushjen e detyrimeve në kuadër të grup-kapitullit të parë, i cili përfshin reformën në drejtësi, lirinë e medias, zbatimin e...
Burimi:
sot.com.al