“Janë bërë aq turli saqë…”/ Zgjedhjet e 11 majit, Korreshi: Krim elektoral, terror patronazhistësh, farsë

“Janë bërë aq turli saqë…”/ Zgjedhjet e 11 majit, Korreshi: Krim elektoral, terror patronazhistësh, farsë

Zgjedhjet e fundit në Shqipëri janë shoqëruar me akuza të rënda për një operacion masiv dhe të mirëstrukturuar të krimit elektoral, duke përfshirë blerjen e votës, presionin ndaj qytetarëve dhe përdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime partiake. Deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi i ftuar në nje emision televiziv hodhi akuza të forta lidhet mdi përdorimin e fondeve të buxhetit të shtetit për blerjen masive të votave të pensionistëve. Sipas tij vendimet e qeverisë për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave financiare pak para ditës së zgjedhjeve, konsiderohen si një formë e pastër e blerjes së mbështetjes elektorale, duke përdorur paratë publike për të ndikuar në rezultat. Presioni dhe frika duket se kanë qenë elementë kyç të kësaj fushate. Sipas Korreshit, qytetarët janë monitoruar deri në...