‘Jam nipi i…’, konflikt mes disa personave në një lokal në Lezhë, i përfshirë edhe vëllai i ish-deputetit socialist

‘Jam nipi i…’, konflikt mes disa personave në një lokal në Lezhë, i përfshirë edhe vëllai i ish-deputetit socialist

Një konflikt ka ndodhur në një lokal në qytetin e Lezhës, ku si pasojë dy persona kanë mbetur të lënduar. Gazetarja Klodiana Lala raporton se në konflikt është përfshirë edhe Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit të PS-së, Arben Ndoka. Sipas burimeve paraprake, në ambientet e lokalit kanë hyrë rreth pesë persona të maskuar, disa prej tyre të armatosur, të cilët dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë kërcënuar klientët. Njëri prej tyre, sipas dëshmive, është prezantuar si nipi i Arben Ndokës. Gjatë incidentit, Nikolin Marku dhe një person tjetër janë goditur dhe kanë mbetur të lënduar. Marku ka akuzuar Gëzim Ndokën si të përfshirë në konflikt. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e personave të përfshirë dhe...