“Jam deputete e pavarur”/ Marjana Koçeku, nga Kryeministria: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
Në një lidhje live përpara Kryeministrisë, aty ku po mbahet në ditën e saj të 49-të protesta kombëtare, ishte deputetja Marjana Koçeku, e cila theksoi se është një deputete e pavarur dhe se e mbështet protestën. E pyetur nëse do të jetë e pranishme në protestën që do të mbahet para Parlamentit më 23 korrik, Koçeku u shpreh se do ta mbështesë protestën dhe se, sipas saj, qytetarët kanë të drejtën e tyre të plotë dhe se Parlamenti u përket qytetarëve më shumë se askujt tjetër. “Jam deputete e pavarur. Siç e kam thënë, unë e mbështes protestën. Besoj është e rëndësishme që të tanë ta dëgjojnë këtë protestë, ka me thënë dhe me fol shumë më shumë sesa mund të flas unë edhe shumë...
Burimi:
sot.com.al