Jack Smith, prokurori që ndoqi penalisht Trumpin e që çoi ish-krerët e UÇK në Hagë

Jack Smith, prokurori që ndoqi penalisht Trumpin e që çoi ish-krerët e UÇK në Hagë

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, kryeministri Edi Rama shfrytëzoi rastin për t’i kërkuar presidentit Donald Trump që të ndërhyrje për të parandaluar një padrejtësi të mundshme ndaj 4-ish krerëve të UÇK-së, që pas një sage shqyrtimi gjyqësor prej më shumë 5 vitesh, Haga pritet të japë vendimin e saj. Rama i kujtoi presidentit se akuzat ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së u fabrikuan kryesisht nga prokurori amerikan Jack Smith, i cili drejtoi 2 çështje penale kundër Trump, para se ky i fundit të fitonte mandatin e dytë presidencial. Jack Smith, lidhja me Trump dhe UÇK Prokurori amerikan Jack Smith, i njohur nga shqiptarët si kryeprokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë që ngriti aktakuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë Hashim Thaçi, sot përballet me një hetim...