Ja si drejtori i OSSH Blendian Dalipi u pasurua  me tenderët publikë,  periudha e artë e kompanisë…

Ja si drejtori i OSSH Blendian Dalipi u pasurua me tenderët publikë, periudha e artë e kompanisë…

Prej më shumë se një viti nga denoncimi publik i bërë nga Partia Demokratike e Shqipërisë, një nga rastet më të forta të dyshuara për konflikt interesi dhe transferim të fondeve publike në duart e zyrtarëve të lartë, vijon të mbetet pa një përgjigje konkrete nga drejtësia e re. Më 1 nëntor 2024, Akil Kraja i PD, denoncoi publikisht atë që e cilësoi si një shtrirje të “modelit 5D” nga Bashkia e Tiranës drejt Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës që drejtohej nga Belinda Balluku. Në qendër të akuzave ishte kompania “I.D.K KONSTRUKSION”, e cila sipas opozitës ka përfituar mbi 30 milionë euro tenderë publikë në vitet e fundit. Sipas deklaratës, kjo kompani rezulton të jetë në pronësi të familjarëve të Blendian Dalipi, drejtor i Operatori...