Izraeli në industrinë shqiptare të mbrojtjes/ Nga shkurti nisin dronët e antidronët ‘Made in Albania’
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, bëri të ditur se Shqipëria po investon në ndërtimin e kapaciteteve të reja strategjike për përballimin e rreziqeve moderne, duke përfshirë kërcënimet kimike dhe biologjike, si dhe forcimin e mekanizmave për menaxhimin e emergjencave civile. Në deklaratat e tij për mediat, Vengu theksoi se po ndërtohet një kapacitet i specializuar për përballimin e rreziqeve kimike dhe biologjike, i cili jo vetëm që do të rrisë sigurinë kombëtare, por do t’i japë Shqipërisë mundësinë të kontribuojë më gjerësisht në misione të tjera të NATO-s. Në fushën e emergjencave civile, ministri njoftoi se Qeveria po ndërton tre qendra rajonale për përballimin e emergjencave, me synimin për të rritur reagimin e shpejtë dhe koordinimin në situata krize. Paralelisht, Shqipëria do të adoptojë sistemin...
Burimi:
ntv.al