“Izolim nga korrupsioni skandaloz”,  Teliti akuza të forta për infrastrukturën: Shqipëria po paguan çmimin e abuzimeve

“Izolim nga korrupsioni skandaloz”, Teliti akuza të forta për infrastrukturën: Shqipëria po paguan çmimin e abuzimeve

Reshjet e pakta të shiut të ditëve të fundit kanë nxjerrë në pah një realitet alarmant në të gjithë Shqipërinë: infrastruktura e re rrugore, e ndërtuar me miliona euro nga taksat e qytetarëve, po shembet dhe po kthehet në një rrezik serioz për jetën, duke izoluar komunitete të tëra. Nga aksi i Lumit të Vlorës deri në rrugë të tjera kombëtare, pamjet e asfaltit të çarë, rrëshqitjeve të dheut dhe bllokimit të akseve janë bërë të përditshme I ftuar në  nje emision televiziv, koordinatori për Programin Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti tha se kjo situatë dramatike po ua bën të pamundur qytetarëve nga jugu apo juglindja e vendit të kenë akses në shërbime jetike, siç janë spitalet universitare në Tiranë. Për Telitin, ky kolaps...