Ishte pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali
Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Peruxhia nën akuzën e trafikut të drogës. Gjatë këtë aksioni policia italiane, i gjetën të riut para cash dhe një çelës për një banesë aty pranë. Hetimi çoi në një kontroll të pronës, ku u gjetën disa telefona celularë dhe lëndë narkotike. Ekzaminimi i mëvonshëm zbuloi se substanca ishte kokainë. Pesha totale e substancës së sekuestruar ishte afërsisht 6.5 gramë, e ndarë tashmë në doza gati për shitje. Telefonat u dërguan për ekspertim, me qëllim gjetjen e bashkëpunëtorëve të shqiptarit, pasi dyshohet se është pjesë e një rrjeti trafikimi, informon media italiane.
Burimi:
sot.com.al