Ishte gjobitur në 2025, por masat u injoruan/ Flet zjarrëfikësi: Nuk plotësonte asnjë kriter për të qenë një treg

Ishte gjobitur në 2025, por masat u injoruan/ Flet zjarrëfikësi: Nuk plotësonte asnjë kriter për të qenë një treg

Një shkëndijë elektrike dyshohet se ishte shkaku fillestar i nisjes së zjarrit në tregun industrial tek ish-uzina Dinamo. Por, përhapja masive e tij në pak minuta dhe shkrumbimi i 3 kapanoneve ndodhi për shkak të mosplotësimit të kritereve të godinës për mbrojtjen nga zjarri. Në inspektimin e kryer në 2025 ky objekt ishte gjobitur dhe i ishin lënë detyra, mosplotësimi i të cilave solli pasoja. “Nuk i plotësonte kriteret të ishte një treg. Dyqanet ndaheshin me llamarina. Instalimet elektrike nuk ishin hermetike”, u shpreh zjarrfikësi Arben Cara. Operacioni i fikjes së këtij zjarri të madh ishte një sfidë e vështirë për shkak të strukturës së objektit, por edhe të rrezikshmërisë që paraqisnin dyqanet që tregtonin gaz dhe parfume. “Çatia ishte e njëjta dhe zjarri përhapej...