Ishte 8-vjeç kur shkoi në Siri, i riu shqiptar tregon tmerret e luftës: Kam parë masakra

Ishte 8-vjeç kur shkoi në Siri, i riu shqiptar tregon tmerret e luftës: Kam parë masakra

Në vitet 2012-2012, me dhjetëra familje nga Shqipëria emigruan në vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht në Siri, ku iu bashkuan Shtetit Islamik. Mësohet se në Siri janë 17 fëmijë shqiptarë që presin që të riatdhesohen nga vendi ynë. Abdi ishte një nga fëmijët shqiptar që në këto vite u largua nga vendi ynë në drejtim të Sirisë, pasi prindërit e tij, vendosen që t’i bashkoheshin shtetit islamik. Abdi i cili ishte 8-vjeç në atë kohë ka treguar se është transferuar në Siri, 6 muaj pasi i ati kishte shkuar në vendin arab. “Po në shkollë si gjithë të tjerët ishim si çdo familje në Tiranë, jetonim, babi ishte në punë. Unë isha në shkollë, vëllezërit në kopshte. bëhet fjalë nga vitit 2012 deri në...