Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda paralajmëron politikën, ja pse SPAK është vija e kuqe që nuk duhet shkelur…

Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda paralajmëron politikën, ja pse SPAK është vija e kuqe që nuk duhet shkelur…

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci paralajmëroi se politika duhet të bëjë kujdes kur të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë. Duke folur në një studio televizive, për goditjet e SPAK në javët e fundit, Beci tha se nëse do të ketë një ndërhyrje të politikës ndaj drejtësisë, politikanët mund të përballen me revoltën e opinionit publik, veçanërisht ata që kanë krijuar besim te drejtësia. “Politika, drejtësia, institucionet, është një trio që shpesh duket sikur konfondon njëra tjetër apo sikur bëhen bashkë njëra tjetrën. Ndërtuam një reformë në drejtësisë me idenë që lufta kundër krimit dhe korrupsionit të shkonte në nivele të larta. Drejtësia e nxori zbuluar politikën. Politikës, nuk ka pse ‘t’i mbetet hatri’. Ato që kemi parë nuk mund të themi...