‘Ish-drejtori i burgut të Rrogozhinës lirohet nga qelia brenda një dite’, Gjinaj: Marrëveshje për të shmangur…
Një ngjarje e paprecedentë ndodhi ditën e djeshme, ku drejtori i burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, i arrestuar pas zbulimit të dy magazinave me 4000 rrënjë kanabis sativa në pronën e tij, është liruar nga qelia brenda 24 orësh. Lajmi për lirimin e tij erdhi vetëm një ditë pasi Hasa ishte vetëdorëzuar në polici, e cila më herët e kishte shpallur në kërkim. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, plantacioni i lëndës narkotike u zbulua në dy magazina në pronësi të familjes së drejtorit të burgut, i cili tashmë është pezulluar nga detyra. Fakti që një zyrtar i lartë i sistemit të drejtësisë, i ngarkuar me menaxhimin e një institucioni ku lufta ndaj lëndëve narkotike është prioritet, përfshihet në një aktivitet të tillë kriminal, është thellësisht...
Burimi:
sot.com.al