Ish-deputeti i PS kërkoi lirimin nga burgu, Apeli GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjas

Ish-deputeti i PS kërkoi lirimin nga burgu, Apeli GJKKO rrëzon kërkesën e Jurgis Çyrbjas

Apeli i GJKKO-së ka lënë në qeli ish-deputetin e PS-së, Jurgis Ccyrbja, duke rrëzuar kërkesën e këtij të fundit për shuarjen e masës së sigurisë. Ndaj Çyrbjas, SPAK ngriti akuzat për “korrupsion aktiv zgjedhor”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe“tregtimi i sekretit shtetëror”. “Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja(anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, mbi kërkesën e të pandehurit J.Ç, me objekt:“Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129,...