Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i Përgjithshëm. Sula nuk u bë pjesë e listave të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit megjithëse u rendit i pari në primaret e organizuara. Ai kritikoi ashpër drejtuesit e partisë, duke i cilësuar edhe si shkaktarët kryesor të humbjes së opozitës dhe dhurimit të mandatit të katërt për kryeministrin Rama. Sula nuk është i vetmi ish deputet demokrat që është ftuar nga maxhoranca për të marrë një pozicion drejtues. Pak kohë më parë ishte edhe ish-deputetja tjetër Zheni Gjergji, e cila u emërua Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit.
Burimi:
opinion.al