Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim

Irena Gjoka rezulton e dënuar në Greqi për falsifikim

Pas dy vitesh, Prokuroria e Përgjithshme ka mbyllur verifikimin për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka dhe rezulton se ajo ka qenë e dënuar në Greqi në vitin 2005 për falsifikim vize, dënim të cilin nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit. Ky është përfundimi i Prokurorisë së Përgjithshme e cila vetëm një ditë më parë ia ka kaluar rezultatin e verifikimit KLGJ-së. Tashmë do të jetë Këshilli i Lartë Gjyqësor që do të vendosë mbi fatin e Gjokës, si organi që duhet të vlerësojë nëse Gjoka është ose jo në kushtet e ndalimit si gjyqtare, sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit. Prokuroria e Përgjithshme i ka kaluar KLGJ-së vendimin autentik të dënimit të Gjokës, bashkë me të edhe vendimin e autoriteteve greke për arkivimin e...