“Irena Gjoka duhet të hetohet me shpejtësi”, Lala tregon detajet: Prokuroria po pret zyrtarisht letër-porosinë nga…

“Irena Gjoka duhet të hetohet me shpejtësi”, Lala tregon detajet: Prokuroria po pret zyrtarisht letër-porosinë nga…

Prokuroria e Posaçme po pret një letër-porosi në rrugë zyrtare nga ana e autoriteteve të Greqisë, sepse nuk mund të veprojë vetëm me dokumente të referuara nga persona të ndryshëm apo që e kanë denoncuar magjistraten, sikurse kreu i PD, Sali Berisha. Kështu u shpreh gazetarja Klodiana Lala për detajet e hetimit që po bëhet për gjyqtaren e GJKKO-së, të akuzuar se ka fshehur një dënim për falsifikim në Greqi shumë vite më parë, duke mos e deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit. “Prokurorët janë duke pritur letër-porosinë nga autoritetet greke. Kjo provë nuk mund të merret dorazi, por vetëm në rrugë zyrtare nga autoritetet greke, edhe pse zoti Berisha i ka thënë dhe publikuar dokumentet. Prokuroria pret që të vijnë materialet nga Greqia që të...