Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Investitorët strategjikë, si mjet i dezinformimit ekonomik
Praktika ekonomike e investitorëve strategjikë iu shitet shqiptarëve si motor zhvillimi. Në realitet, ajo ka shërbyer si mekanizëm për transferimin e pasurisë publike drejt interesave private, pa prodhuar mirëqenie për familjet shqiptare dhe pa ndikuar në rritjen e ekonomisë produktive. Fenomeni i investitorëve strategjikë, i trumpetuar nga qeveria si zgjidhje për problemet ekonomike të shqiptarëve, është prezent në çdo vend ish-komunist, por në mënyrë të veçantë në Shqipëri. Mirazhi ekonomik Para pak kohësh, Kryeministri Rama prezantoi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve“. Ky program parashikon faljen e tokës publike për 1 euro tek biznesmenë që qeveria i quan investitorë strategjikë, për të ndërtuar vila e bujtina në sektorin e turizmit dhe agroturizmit. Sigurisht që ky program vjen në kuadër të 34 viteve tranzicion politik dhe ekonomik,...