Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Intervista e Ahmetaj/ Paloka: Dy buxhete shteti të zhdukura nga korrupsioni i Ramës dhe ministrave
Deputeti i PD-së, Edi Paloka, duke komentuar intervistën e Arben Ahmetajt, deklaroi se sipas investigimeve dhe auditimeve të Ahmetajt, deri më sot janë vjedhur rreth 14 miliardë euro/dollarë nga korrupsioni i qeverisjes Rama, një shumë që përbën afërsisht dy buxhete shtetërore. Gjatë bisedës Paloka theksoi se shqiptarët ende nuk e perceptojnë qartë se buxheti i shtetit janë paratë e tyre personale, të marra përmes taksave dhe TVSH-së në çdo blerje të përditshme, përfshirë edhe pensionistët. Ai e krahasoi këtë korrupsion me ‘futjen e dorës në xhepin e qytetarëve’, duke theksuar se vjedhja është e drejtpërdrejtë dhe e vazhdueshme. Sipas tij, risia kryesore e deklarimeve të fundit të Ahmetajt qëndron në faktin se dosjet janë dorëzuar të përgatitura, gati për SPAK-un, ndryshe nga herët e mëparshme...