“Integrimi nuk bëhet me ligje ‘shkel e shko’/ Sesioni i ri parlamentar, Tabaku akuza të forta: Të nisim me Ballukun

“Integrimi nuk bëhet me ligje ‘shkel e shko’/ Sesioni i ri parlamentar, Tabaku akuza të forta: Të nisim me Ballukun

Sesioni i ri parlamentar u hap me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku deputetja Jorida Tabaku, kryetare e Komisionit për Mediat dhe të Drejtat e Njeriut, ngriti akuza të forta ndaj mazhorancës për shkelje të rregullave parlamentare, përjashtim të opozitës dhe deformim të procesit të integrimit europian. Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se agjenda e integrimit europian nuk mund të trajtohet si një proces formal dhe i njëanshëm, ku opozitës i kërkohet vetëm të votojë ligje të gatshme. Sipas saj, agjenda legjislative e integrimit duhet të ndahet paraprakisht me opozitën dhe të shoqërohet me konsultim real e debat parlamentar. Ajo kujtoi se në sesionin e kaluar dhjetëra ligje u paraqitën dhe u kërkua të votoheshin me shpejtësi, pa diskutim dhe pa proces normal. “Nuk...