INDONEZIA MARREVESHJE ME SHQIPERINE PER EMIGRANTE
Indonezia po eksploron mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje formale për bashkëpunim në fushën e punësimit me Shqipërinë, në kuadër të përpjekjeve për të zgjeruar tregjet e punës për punëtorët e saj migrantë, raportojnë mediat indoneziane, përfshirë agjencinë shtetërore të lajmeve Antara.Sipas raportimit, çështja u diskutua gjatë një takimi virtual të zhvilluar më 26 janar mes zëvendës ministres së Mbrojtjes së Punëtorëve Migrantë të Indonezisë, Christina Aryani, dhe ambasadores indoneziane në Bullgari, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, Listiana Operananta.Duke folur për Antara-n, Aryani theksoi se Indonezia po përgatit një memorandum mirëkuptimi (MoU) të veçantë me Shqipërinë, por paralajmëroi se negociatat do të kërkojnë kushte më të forta, veçanërisht në aspektin e mbrojtjes së punëtorëve migrantë.“Për Shqipërinë, ne po kërkojmë një MoU më rigoroz, pasi ndjeshmëria...
Burimi:
ntv.al