Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas
Nga Boldnews.alShoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve në Elbasan, “Eco-Elb” nuk ka shlyer mbi 2.7 milionë euro fatura dhe kamata për llogari të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.“Eco-Elb” menaxhon “inceneratorin fantazëm”, një vepër publike që u kushtoi shqiptarëve mbi 30 milionë euro. Impianti i trajtimit të mbetjeve me rikuperim të energjisë, jo vetëm që nuk prodhoi asnjë kilovat/orë, por, përkundrazi, ka thelluar borxhet ndaj kompanisë publike të prodhimit të elektricitetit, OSHEE.Një dokument i konsultuar nga “Boldnews.al” tregon se shoqëria publike “Eco-Elb”, që menaxhon fushën e mbetjeve në qytetin e Elbasanit prej vitit 2022, ka për të shlyer saktësisht 268.816.320 lekë të reja tek OSHEE-ja, ku përfshihen detyrime për energjinë elektrike dhe kamatë-vonesa.Në foto: Fatura e OSHEE për kompaninë publike, “Eco-Elb” (Albtek Energy)Por, ajo që...
Burimi:
sot.com.al