Imuniteti i Ballukut, PS shpall sot qëndrimin për kërkesën e SPAK

Imuniteti i Ballukut, PS shpall sot qëndrimin për kërkesën e SPAK

Këtë të hënë, Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë një mbledhje me rëndësi. Kjo pasi në fokus të takimit të socialistëve do të jetë çështja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe kërkesa për autorizimin e vijimit të masave ndaj saj. Përmes një postimi në platformën ‘X’, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama konfirmoi takimin. Gjatë mbledhjes do të bëhet edhe leximi i raportit të përgatitur nga pesë anëtarët socialistë të përfaqësuar në Këshillin e Mandateve, përmes së cilit do të qartësohet qëndrimi zyrtar i mazhorancës për këtë çështje. Raporti është hartuar nga deputeti socialist dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Në mbledhje pritet të jetë e pranishme edhe ish-zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku. Gjithashtu, kryeministri Edi Rama pritet të mbajë një fjalim para deputetëve të...