Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Duke cituar Komisionin e Venecias, deputeti i PD-së teksa lexon raportin rekomandues për çështjen “Balluku” në foltoren e Kuvendit, sqaron ekzaktësisht rolin e këtij të fundit. “Është detyrë e Kuvendit të verifikojë vetëm nëse ekzistojnë të gjitha kushtet për dhënien e autorizimit. Në këtë lloj procedure ka vetëm një detyrë, që deputeti të mos jetë peng i abuzimit politiko-partiak për shkak të veprimtarisë së tij parlamentare”, theksoi ai. Në të kundërt sipas tij, bëhet shqyrtim ligjor, në shkelje të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.
Burimi:
argjiroja.net