IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

IMT nis verifikimet në Velipojë, thirrje bizneseve për çmontimin e strukturave deri më 5 mars

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Shkodër ka nisur verifikimet në terren në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri turistik në plazhin e Velipojës. Drejtori i IMT-së, Pierin Lazri, bëri të ditur se janë kryer kontrolle të strukturave të shërbimit të ngritura përgjatë vijës bregdetare, duke i ballafaquar me dokumentacionin përkatës të administruar nga institucionet përgjegjëse. Sipas Lazrit, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 649, datë 16.10.2024, “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, të gjitha strukturat e përkohshme të shërbimit, përjashtuar instalimet sanitare publike dhe pikat e vrojtimit, duhet të çmontohen me përfundimin e afatit sezonal, me qëllim rikthimin e plazhit në gjendjen e tij natyrore.IMT i ka lënë afat të gjithë subjekteve që...