Ilir Proda falënderon policët pas protestës: Dëshmuat profesionalizëm!

Ilir Proda falënderon policët pas protestës: Dëshmuat profesionalizëm!

Mesazh falënderimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda Të nderuar drejtues dhe punonjës të Policisë së Shtetit, Ju falënderoj për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës. Pavarësisht akteve të shumta të dhunës, me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta, ju demonstruat standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale. Uroj shërim të shpejtë për 11 punonjësit e dëmtuar gjatë detyrës dhe i siguroj ata për mbështetjen e plotë të institucionit. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë drejtuesit, për lidershipin, koordinimin dhe menaxhimin profesional të situatës. Mirënjohje për çdo efektiv të Policisë së angazhuar. Drejtues Madhor Ilir ProdaDrejtor i Përgjithshëm i Policisë...