IKMT ‘e mbytur’ me borxhe, 1.1 miliardë lekë detyrime nga gjyqet e humbura

IKMT ‘e mbytur’ me borxhe, 1.1 miliardë lekë detyrime nga gjyqet e humbura

IKMT ‘e mbytur’ me borxhe, 1.1 miliardë lekë detyrime nga gjyqet e humbura Auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka gjetur një nivel të lartë detyrimesh dhe mangësi në administrimin e fondeve publike nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, të lidhura kryesisht me proceset gjyqësore të humbura dhe mënyrën e ekzekutimit të vendimeve të gjykatave gjatë periudhës 2020–2024. Sipas raportit të auditimit, në këtë periudhë janë likuiduar në total mbi 554 milionë lekë për detyrime që burojnë nga procese gjyqësore, ndërsa deri më 31 dhjetor 2024 totali i detyrimeve të mbetura për këto procese arrin në afro 1.1 miliardë lekë. Nga kjo shumë, 1,026,254,890 lekë përfaqësojnë detyrime për vendime gjyqësore të formës së prerë, 46,722,762 lekë janë taksa përmbarimore dhe 18,288,702 lekë janë...