IGJEO: Pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

IGJEO: Pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Ja zonat që rrezikohen nga përmbytjet

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) informoi se sot mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë ditën e djeshme, pritet që sot të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Rrezik të shtuar për përmbytje lokale do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat, lumi Vjosa. Lumi Drin-Buna dhe liqeni i Shkodrës do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në...