IGJEO alarmon: Pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë të dielën

IGJEO alarmon: Pritet rritje e prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë të dielën

Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) informoi se pasditen e sotme (e shtunë) dhe të dielën mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave  në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve. Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet të lartë ditën e sotme, pritet që nesër të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në të gjithë lumenjtë. Rrezik të shtuar për përmbytje lokale, në vazhdim të ditës së sotme dhe nesër, do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat, lumi Vjosa. Lumi Drin-Buna dhe liqeni i Shkodrës do të...