Identifikohet shqiptari i plagosur në Greqi, zbardhen detaje të reja nga sulmi në burg (Emri)
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e shqiptarit në burgun e Malandrinos në Greqi. Mësohet se i plagosur ka mbetur 46-vjeçari nga Labova, Dhimitër Meci. Ai është qëlluar me një thikë të improvizuar, nga i burgosuri grek E. Nousi. Autori punonte në mensën e burgut. Ngjarja ka ndodhur sot, kur Meci u transferua nga burgu i Koridhalos në Malandrino. Që prej arrestimit të tij në fillim të dhjetorit 2025, Meci mbahej në repartin psikiatrik të burgut të Koridhalos. Dhimitër Meci alias Dhimo Meci, u arrestua nga policia greke së bashku me Andrea Brokerin nga Himara, Fatjon Prendin dhe disa grekë, në një operacion ku u shpall në kërkim edhe Vasil Theohari nga Finiqi. Ata akuzohen për tëntativën e vrasjes së mafiozit grek Jani...
Burimi:
sot.com.al