Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Idajet Beqiri: Në Akademinë e Shkencave u shpall “Personazhi i vitit 2025 për Mallakastrën
Më 24 dhjetor 2025, në Sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, u zhvillua ceremonia e Shoqatës Atdhetare Kulturore Mallakastra, ku u shpallën “Personazhet e vitit 2025 për Krahinën” dhe u nderuan individë të shquar për kontributin e tyre në fushat e ndryshme të jetës publike dhe kulturore. Në këtë veprimtari festive morën pjesë figura të shquara të politikës, kulturës dhe intelektualitetit shqiptar, ndërsa ceremonia u mbyll me një drekë tradicionale dhe performanca muzikore të Grupit Polifonik të Mallakastrës. Veprimtaria u iniciua dhe u ideua nga avokati Idajet Beqiri, i cili u vlerësua për vizionin dhe përkushtimin në promovimin e figurave dhe vlerave të Mallakastrës, krahinë e njohur për trimërinë, mençurinë dhe kontributin e saj ndër breza. Reagimi i avokat Idajet Beqirit “Sot në datën...