Ibrahimaj: Po monitorojmë çdo ditë çmimet e karburanteve

Ibrahimaj: Po monitorojmë çdo ditë çmimet e karburanteve

Delina Ibrahimaj, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, ka deklaruar pas mbledhjes së qeverisë se çmimet e karburanteve po monitorohen. “Kemi zhvilluar një takim me shoqatën e hidrokarbureve dhe tregtarët kryesorë për të ngritur alertin për rritjen e çmimit. Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e reserves, që të mos kalojmë në situatë emergjente. Po monitorojmë në 24 orë çmimet në bursë dhe jo vetëm”, tha Ibrahimaj, shkruan A2. “Kemi pasur eksperiencë gjatë krizës 2022-2023 ku çmimi i naftës u rrit, kur u ngrit një bord, nuk vlerësojmë se ende jemi në fazën që duhet të kemi nevojën për ngritjen e bordit, por nëse situata vijon do të duhet të hyjmë në këtë regjim. Ne do të marrim nga administrata doganore çmimet e...