I vuri tritol në 2018 një makine në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari Robert Isaku

I vuri tritol në 2018 një makine në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari Robert Isaku

Një 48-vjeçar është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri pasi ishte në kërkim ndërkombëtar. Robert Isaku ndodhej nën masën arrest në burg nga Gjykata e Dibrës. Në qershor 2018 ai kishte shpërthyer me eksploziv një automjet në Bulqizë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Automjeti ishte në pronësi të një personi tjetër dhe përdorej nga pronari i lavazhit ku ndodhi shpërthimi, i cili pati si pasojë vetëm dëme materiale. Njoftimi i policisë: Shkatërroi me lëndë plasëse, një automjet, në një lavazh në Bulqizë, ekstradohet nga Spanja, 48-vjeçari. Si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Madridit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit R. I., 48...