I skaduar që në prillin e kaluar, Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell

I skaduar që në prillin e kaluar, Dogana e Durrësit bllokon 7.6 ton miell

Dega e Doganës Durrës ka bllokuar një sasi të konsiderueshme produktesh ushqimore jashtë afateve të përdorimit, gjatë një kontrolli fizik të ushtruar në ambientet e një subjekti tregtar të pajisur me autorizim për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv. Sipas njoftimit zyrtar, punonjësit e doganës kanë konstatuar dhe bllokuar 2.500 kilogramë miell orizi me datë skadence 1 prill 2025, si dhe 5.150 kilogramë miell për pica me datë skadence 7 prill 2025. Në total, bëhet fjalë për 7.650 kilogramë miell që rezultonte jashtë afatit të përdorimit, referuar datave të skadencës të shënuara në produkt. Dogana e Durrësit ka nisur procedurat përkatëse në bashkëpunim me strukturat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, në përputhje me kompetencat ligjore, deri në asgjësimin e mallit të bllokuar.     Drejtoria...