I shpëtoi jetën protestuesit që u dogj nga molotovët e ‘Berishës’, Proda i akordon certifikatë inspektorit të policisë

I shpëtoi jetën protestuesit që u dogj nga molotovët e ‘Berishës’, Proda i akordon certifikatë inspektorit të policisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i ka akorduar “Certifikatë për Shërbime të Dalluara” inspektorit Marsel Bicja, i cili ndërhyri me fikse zjarri për të shuar flakët që përfshinë një person në protestën e Sali Berishës para Kryeministrisë më 22 dhjetor, pas shpërthimit të një molotovi të hedhur nga militantët e kryedemokratit. “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për aktin e humanizmit dhe profesionalizmit të treguar gjatë ushtrimit të detyrës, ku me ndërhyrje të menjëhershme dhe vendimtare shpëtoi jetën e një qytetari, duke vënë në plan të parë mbrojtjen e jetës njerëzore, si një nga vlerat më të larta dhe misioni kryesor i Policisë së Shtetit”,- është motivacioni i certifikatës së dhënë inspektorit Bicja. Certifikata iu dorëzua nga vetë Proda gjatë festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të...