Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
I shpëtoi jetën protestuesit që po digjej, dekorohet inspektori i policisë
Inspektori i policisë, Marsel Bicja, është vlerësuar me “Certifikatë për Shërbime të Dalluar” nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ndërhyrjen me të cilën i shpëtoi jetën një protestuesi që rrezikonte të digjej pas shpërthimit të një bombe molotov. Ngjarja ndodhi gjatë protestës së 22 dhjetorit të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë. Sipas motivacionit zyrtar, vlerësimi iu akordua në shenjë mirënjohjeje për aktin e humanizmit, vendosmërinë dhe reagimin e menjëhershëm gjatë ushtrimit të detyrës, duke vendosur në plan të parë mbrojtjen e jetës njerëzore, si misionin kryesor të Policisë së Shtetit. Certifikata iu dorëzua inspektor Bicjas nga vetë drejtori i Përgjithshëm gjatë aktivitetit të festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Në fjalën e tij, Ilir...