“I riu po kryente manovra me fadromë”, zbardhet identiteti i viktimës në Vlorë

“I riu po kryente manovra me fadromë”, zbardhet identiteti i viktimës në Vlorë

Nisur nga informacionet policore lidhur me aksidentin në Palasë të Vlorës, mësohet se viktima është një 45-vjeçar Kreshnik Haska, i cili u godit me mjetin fadromë, drejtuar nga 26 vjeçari, Elidon Pashaj. Pashaj mësohet se ka kryer manovra me mjetin fadrom gjatë punë brenda kantierit, duke shkaktuar humbjen e jetës së 45-vjeçarit, Kreshnik Haska. Njoftimi i policisë: Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës. Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi...