I riu mbaroi turnin dhe u takua me ish-të dashurën…/ Zbardhen detaje nga vrasja e shqiptarit në Itali
Zbardhen detaje në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar në Itali. Gjergj Pergegaj u eliminua në Olmo me katër të shtëna me armë zjarri, ndërsa mediat italiane raportojnë se krimi është kryer nga tjetër shtetas shqiptar, 35-vjeçar, i cili edhe është arrestuar. Ngjarja ndodhi rreth mesnatës midis të premtes, 20 mars dhe të shtunës, 21 mars, në zonën përpara klubit në rrethrrotullimin e Olmos, në fillim të Via Romana. Sipas “La Nazione”, motivi i grindjes duket të jetë ai i pasionit. Raportohet se i riu shqiptar, në fund të turnit të punës, u ndal për të folur me ish-të dashurën e tij. Partneri i saj aktual mbërriti në atë moment dhe pasi i pa së bashku, humbi durimin, nxori armën dhe hapi zjarr ndaj rivalit...
Burimi:
sot.com.al