I premtoi një personi vend pune në shtet kundrejt pagesës, SPAK merr vendimin për Dritan Lleshin

I premtoi një personi vend pune në shtet kundrejt pagesës, SPAK merr vendimin për Dritan Lleshin

SPAK ka vendosur ditën e sotme lënien në fuqi të vendimit nga Dritan Lleshit. Leshi është shpallur fajtor në qershor të vitit të shkuar, pasi i ka premtuar një vend pune në shtet një personi, kundrejt një shume parash. Lleshi pretendonte se kishte lidhje në Ministrinë e Brendshme dhe se përmes tyre mund të ndikonte që personi të fitonte konkursin për inspektor mjedisi në Fier ose Lushnjë. Por punësimi nuk u realizua. Ai kishte kërkuar nga gjykata rishikim të çështjes së tij, por gjykata la në fuqi vendimin e mëparshëm që e dënon atë me 8 muaj burg. Gjithashtu, Lleshi duhet të paguajë edhe shpenzimet procedurale të çështjes, të cilat janë rreth 40 mijë lekë. Fillimisht Lleshi u dënua me 1 vit burg, por për...