I përfshirë në rrjetin e kokainës/ 23-vjeçari shqiptar kapet duke e shpërndarë, ja çfarë iu gjet pas kontrollit

I përfshirë në rrjetin e kokainës/ 23-vjeçari shqiptar kapet duke e shpërndarë, ja çfarë iu gjet pas kontrollit

Oficerët e karabinierëve nga stacioni i Bastia Umbrës në Itali, arrestuan në flagrancë një 23-vjeçar shqiptar, për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen dhe përfshirjen e tij në narkotrafik. Efektivët e pikasën të riun teksa po drejtonte makinën, e cila më vonë rezultoi të ishte e marrë me qira. Sjellja nervoze e shoferit ngjalli dyshime te karabinierët dhe më pas ata kryen një kontroll personal dhe të automjetit. Kontrolli rezultoi në zbulimin e afërsisht 5 gramëve kokainë, tashmë të ndarë në shtatë doza gati për shpërndarje në tregun vendas, si dhe 250 euro në para të gatshme, me shumë gjasa të ardhura nga trafikimi i drogës. Bazuar në provat serioze të mbledhura kundër tij, 23-vjeçari u arrestua dhe u mbajt në qelitë e paraburgimit...